Më shumë turistë tek Memoriali i Skëndërbeut në Lezhë

JAK RROZHANI

Numri i vizitorëve dhe i turistëve që kanë vizituar Memorialin e Vendvarrimit të Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Lezhë, është 2407 vizitorë, ku nga këta: 1153 janë vizitorë dhe turistë nga vende të Europës, SHBA, Amrikës së Jugut etj. Memoriali vazhdon të jetë destinacioni turistik i preferuar nga vizitorë dhe turistë vendas e të huaj. Figura madhore, jeta dhe vepra heroike e Skënderbeut, lufta për liri, pavarësi, shtet të pavarur dhe identitet kombëtar si dhe betejat kryesore të këtij heroi në luftën çlirimtare kundër pushtuesit osman, janë ato që tërheqin kryesisht vizitorët dhe turistët e shumtë nga vendi, trevat shqiptare dhe bota.

Vetëm për muajin gusht të këtij viti, numri i vizitorëve dhe turistëve është 2407 vizitorë, ku bie në sy numri i madh i vizitorëve dhe turistëve të huaj, me 1153 veta. Nga periudha janar-gusht, numri i vizitorëve dhe turistëve është 13400 veta, një trend në rritje, thekson për “Koha Jonë”, drejtori i Muzeut, Memorialit të Skënderbeut dhe Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Paulin Zefi. Kështu, për këtë muaj janë: 786 vizitorë nga vendi 468 vizitorë nga Kosova, Mali i Zi etj dhe 1153 vizitorë dhe turistë të huaj nga: SHBA, Gjermania, Italia, Hungaria, Polonia, Anglia, Norvegjia, Zelanda e Re, Kili, Zvicra, Çekia, Armenia, Holanda, Malta, Rusia, Belgjika, Izraeli etj.

Një numër sa vjen e rritet, në interes të njohjes të jetës dhe veprës heroike të Skënderbeut dhe betejave të luftës çlirimtare kundër turqve. Kjo falë punës progesionale dhe promovuese të drejtorit të MMTK Lezhë, Paulin Zefi dhe specialistëve këtu ,duke ofruar mikpritjen, korrektësinë dhe shërbimin profesional në çdo kohë, nderim të kësaj figure madhore për mbarë shqiptarët, një atraksion dhe destinacion i përditshëm.