Manastirliu: Të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale duke garantuar se mjekët janë në gatshmëri në raste urgjencash nga tërmetet

“Mjekët, infermierët, të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve që mund të paraqesin nevoja shëndetësore, si pasojë e tërmetit të pak minutave më parë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Urgjenca Kombëtare ftojnë këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr telefonit 1️⃣2️⃣7️⃣‼️”.