Manaj s’di të ndalet, i shënon ekipit të Bares e Sadikut (VIDEO)

Rey Manaj vazhdon momentin fantastik të formës edhe me skuadrën e tij, Albacete, teksa ditën e sotme po sfidon dy bashkëatdhetarët e tij Keidi Bare dhe Sadiku.

Manaj shënoi në minutën e 66-të të takimit, duke i çuar shifrat në 1-0. Bomberi i talentuar mori një pasim nga e majta e zonës, dhe me këmbë u zgjat dhe e shtyu në fundin e rrjetës, për t’i dhënë avantazhin Albacetes ndaj Malagas.

Manaj u ndëshkua edhe me kartonin e verdhë, sepse hoqi fanellën pas golit të shënuar.