Lëvizja e re e Gjermanisë për t’u mbrojtur nga kriza: Emeton “bondin e qytetarëve” për ngrohjen klimatike

Do të jetë një plan shumë i madh për të mbrojtur pak nga gjithçka: jo vetëm klimën, por edhe ekonominë që rrezikon të futet në recesion teknik, pjesën e kursimtarëve dhe e pensionistëve të cilët më kot janë në kërkim të rendimentit me risk të ulët.

Madje do të mbrojë edhe të ardhmen e partive të GroKo CDU / CSU dhe SPD, të copëtuar nga mosmiratimi i votuesve. Këto janë objektivat shumë ambiciozë të njoftimit të bujshëm të planifikuar për të Premten në Berlin: një paketë masash dhe investime të reja për të lejuar Gjermaninë të ulë emetimet e gazit serë me 55% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e 1990, duke e rikthyer veten në përputhje me marrëveshjen e brendshme, evropiane dhe me marrëveshjen e Parisit.

Për të goditur të gjitha këto objektiva me një lëvizje të vetme, nga ngrohja globale deri në ftohjen e ekonomisë dhe votuesve, Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier propozon krijimin e një “Fondacioni të Qytetarëve për Mbrojtjen e Klimës”, një mjet “i paparë”: të quajtur ‘Bürger-Stiftung Klimaschutz’ i aftë të injektojë deri në 50 miliardë euro në sistem, “duke mobilizuar mbi të gjitha kapitalin privat”.

Fondacioni duhet të ketë si qëllim të tij kryesor ofrimin e kredive pa interes për qytetarët dhe bizneset për të financuar projekte dhe ndërhyrje që synojnë ekskluzivisht në uljen e emetimeve të CO2. Një kredi e vetme, me një plan amortizimi deri në 30 vjet, mund të ketë një shumë maksimale prej 50 milion euro: totali i kredive nuk mund të kalojë vlerën e 50 miliardë euro. (Ilsole24ore)