Leicester përmbys Tottenhamin, milimetrat dhe VAR vendosin ndeshjen (VIDEO)

VAR vazhdon të bëhet protagonist në Angli, ndërkohë që Tottenham nuk njeh stabilitet gjatë këtij sezoni. “Spursat” kanë pësuar një humbje befasuese 1-2 në transfertën ndaj Leicester.

 

Në minutën e 29-të, Son shërben mjaft mirë në zonë për Kane, i cili humbet kontrollin, por në rrëzim e sipër arrin ta dërgojë topin në rrjetë. Tottenham arriti të shënonte një gol të bukur me Aurier, duke e dërguar rezultatin në 2-0, por nuk mendoi kështu arbitri Tierney nuk mendoi kështu.

Gjyqtarit anglez iu deshën katër minuta për të marrë vendimin për ta anuluar pas një pozicioni jashtë lojë në nisje të aksionit nga Son, i cili në fakt ishte minimetrik. Disa sekonda më pas Ricardo Pereira do të shënonte golin e barazimit.

Image

5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Maddison realizoi një super gol me një goditje nga distanca, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portieri Lloris. Kjo ishte humbja e dytë sezonale për Tottenham, ndërkohë që Leicester ngjitet për momentin në vendin e dytë me 11 pikë. /R.Lika-Koha Jone/