Juventus mund me vuajtje Veronën, Kumbulla “skuqet” në shtesë (VIDEO)

Juventus ka arritur që të marrë një fitore shumë të vuajtur 2-1 ndaj Hellas Veronës me përmbysje. Di Carmine humbi një penallti në minutën e 20-të për Veronën, por disa sekonda më pas arritën që të shënonin një super gol me Miguel Veloson, i cili shokoi Buffonin me një goditje fantastike nga distanca.

 

Reagimi i Juventusit do të vinte menjëherë, teksa në minutën e 31-të, Ramsey shënoi golin e parë me fanellën bardhezi, i ndihmuar edhe nga një prekje e lehtë e Kumbullës. Në fillimin e pjesës së dytë, ekipi torinez fitoi një penallti që u kthye në gol nga Cristiano Ronaldo.

Hellas Verona krijoi mundësi të mira shënimi deri në fund, por Buffon ishte në një mbrëmje fantastike duke i dhënë 3 pikë ekipit të tij. Në kohën shtesë, Kumbulla u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.