Interi dyfishon avantazhin, Lukaku përfiton nga përgjumja e Milanit (VIDEO)

Milani jo vetëm që nuk po arrin të reagojë ndaj Interit, por ka pësuar edhe golin e dytë. Në minutën e 77-të, Barella jep një asist fantastik për Lukakun, i cili arrin që të shënojë me kokë nga brenda zonës, duke fituar duelin me Romagnolin.