Infeksionet nga Rotavirusi, trajnim informues në Vlorë

Shërbimi i Epidemiologjisë pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Vlorë, ka zhvilluar sot trajnimin informues në lidhje me infeksionet nga Rotavirusi, vaksinat dhe imunizimi ndaj Rotavirusit. Në këtë trajnimin morën pjesë përfaqësues nga personeli mjekësor i çdo qendre shëndetësore dhe specialistë të pediatrisë, ku diskutuar për mënyrat e aplikimit të vaksinës, efektet anësore si dhe kujdesi ndaj tyre dhe siguria e vaksinave, e kundërindikimet. Shefi i Epidemiologjisë gjatë këtij trajnimi theksoi faktin se “vaksina e re Rotavirusi është shumë e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve që prekin traktin intestinal tek fëmijët”.