Harasani: Z. President, pas parashikimit të termetit, të lutem më thuaj kur do largohen Rilindasit

Veç panikut të shkarkuar nga tërmetet në Shqipëri ka dhe momente pikante. Ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani, në një postim në Facebook ka kujtuar se dy muaj më parë Presidenti Ilir Meta kërkoi marrjen e masave për tërmetet.
Pasi i doli parashikimi për tërmetin, Harasani i kërkon Presidentit që të parashikojë se kur do të largohet qeveria “Rama” nga pushteti. “Z. President – pas parashikimit te termetit, te lutem me thuaj kur do largohen Rilindasit”,- shkruan Harasani në Facebook.
Ndërsa më pas Harasani i sugjeron Edi Ramës: “Qiti prapë budallenjtë të thonë s’ka tërmet se e ke vendos ti në mbledhje kryesie t’mos këtë”.