Gerrard ndëshkon Grezën pasi pështyu kundërshtarin: S’do të luaj më për Rangers!

Eros Grezda nuk do të veshë më asnjëherë fanellën e Rangers. Sulmuesi shqiptar jo vetëm që nuk po gjen hapësira në ekip, por edhe ka thyer rëndë disiplinën. Fillimisht erdhi përjashtimi nga kombëtarja shqiptare nga trajneri Edy Reja që në grumbullimin e parë të këtij të fundit në muajin qershor, vuajtjet vijuan edhe gjatë muajve të verës për Grezdën i cili pasi nuk arriti të largohej dot nga Rangers përfundoi te skuadra e të rinjëve pasi në ekipin e parë nuk kishte më vend për të.

 

Grezda ka përfunduar jashtë projektit të trajnerit Steven Gerard dhe pasi e e dërgoi e të rinjve ku as aty nuk arriti linte shenjë për mirë, shqiptari nuk do të luajë më me Rangers pas një veprimi aspak të hijshëm që ka bërë.

Grezda ka pështyrë një kundërshtar në një ndeshje me skuadrën e të rinjve dhe për këtë arsye klubi jo vetëm që e ka dënuar me gjobë, por trajneri Gerard i ka bërë të ditur lojtarit se nuk do të luajë më kurrë me Glasgoë Rangers.

“Më duhet të ulem ballë për ballë me të dhe të marrë versionin e lojtarit. Kam një version të dëshmitarëve për atë që ka ndodhur. Do të flasim, por është diçka që nuk më bën aspak të lumtur. Nuk ka vend për të në fushat e futbollit, nëse do të shpallet fajtor”, deklaroi Gerrard.