Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, KLP miraton listën të hënën

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë të hënën listën e kandidatëve qё kanё shprehur interesin pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm, tё cilёt plotёsojnё kushtet ligjore pёr tё vazhduar mё tej garёn pas vlerёsimit paraprak. Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 12:00. Janë katër kandidatë që kanë shprehur interesin për detyrën e kryeprokurorit: Arta Marku (kryeprokurore në detyrë), Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj. Të ftuar janë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS, OPDAT, si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.