Franca ”pushtohet” nga protestat- Policia franceze përplaset me ‘jelekët e verdhë’

Policia franceze, ka shpërndarë gaz lotsjellës dhe bëri dhjetëra arrestime të shtunën, ndërsa shpërndanë grupe protestuesish të “jelekëve të verdhë” që po përpiqeshin të organizonin mitingje të paautorizuara në qendër të Parisit. Qeveria vendosi prani masive të policisë, pasi kishte frikë se mbështetësit e jelekëve të verdhë do të përfitonin nga protestat e autorizuara për ndryshimin e klimës dhe reformën e pensioneve për të shkaktuar kaos në kryeqytetin francez.

‘’Policia ka bërë 90 arrestime në Paris rreth mesditës me dhe ka parandaluar rreth njëqind protestues që po përpiqeshin të mblidheshin në rrugën e pazarit Champs-Elysees’’  është shprehur prefektura e policisë në Paris.

Rreth 7.500 policë u mobilizuan, në disa zona të kryeqytetit, duke përfshirë Champs-Elysees dhe mbi 30 stacione metro u mbyllën. Protestuesit e jelekëve të verdhë, po kërkonin të ringjallnin pjesëmarrjen në demonstratat që janë bërë të dhunshme. Protestat e jelekverdhëve, nisët në fund të vitit të kaluar për shkak të rritjes së taksave të karburantit, dhe si një revoltë kundër qeverisjes së Presidentit Emmanuel Macron.

Autoritetet, gjithashtu kanë marrë masa paraprake në mënyrë që protestuesit të mos prishin, një ngjarje vjetore të trashëgimisë, që zhvillohet këtë fundjavë, e cila i jep publikut një qasje të veçantë në shumë vende historike. Disa monumente si Arc de Triomphe janë mbyllur ndërsa të tjerët si pallati presidencial Elysee, i ka kërkuar vizitorëve të regjistrohen paraprakisht, nëse duan të kenë akses brenda pallatit.