Filluan rradhët e gjata të njerëzve, që presin për të marrë iPhone 11

Kompania Apple, ka lançuar para pak ditësh, telefonat e rinj iPhone 11. Pas një periudhe jo shumë të mirë të saj, kur rëniet e blerjeve po ndikonin në financat e kompanisë, prodhimi i një telefoni të ri, rezultoi të ishte lëvizja perfekte. Kjo pasi, ditën e premte, kompania nxori zyrtarisht në treg telefonat e rinj, dhe rradhët për të blerë produktin më të ri të Apple, ishin shumë të gjata.

Tiparet e iPhone 11, kanë rezultuar tepër joshëse, për të gjithë blerësit në dyqanet me pakicë në të gjithë botën.  Ndër tiparet që klientët, kishin preferuar më shumë ishte sistemi me tre kamera në iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max.

“Në vend që të blej një aparat të ri fotografik, unë preferoj të zëvendësoj telefonin tim,” tha Tarif Karanfil, një nga qindra klientët, i cili filloi të presë në radhë rreth orës 6 të mëngjesit të së premtes për të zëvendësuar telefonin e tij iPhone 7 me iPhone 11 Pro Max.

Apple nëpërmjet iPhone-t të ri, ka përmirësuar cilësinë e kamerës, jetëgjatësinë e baterisë, ekranet më të qëndrueshëm dhe karikim më të shpejtë.

Disa analistë kanë theksuar kërkesën e fortë në para-porositë për telefonat inteligjentë të rinj, si një shenjë pozitive për Apple që shkon me përmirësim në tremujorin e fundit të vitit, rrjedhimisht dhe atë të festave.