Elhaida Dani tregon momentin më të sikletshëm në skenë

Elhaida Dani sapo përfundoi turneun botëror të “Notre-Dame de Paris” ku luan rolin protagonist të Esmeraldës. Ajo u rikthye në vend dhe dha një intervistë për Revistën Class ku foli për të shkuarën, ëndrrat dhe skenën. Veçanërisht, momenti më i sikletshëm në skenë, ai që i druhet më së shumti, s’ka ndodhur akoma, fatmirësisht.

“Sigurisht, kur je në skenë duke interpretuar për tre orë mund të ketë dhe momente të sikletshme,” tregon ajo. “Njëri nga më të sikleltshmit për mua është momenti dramatik kur Esmeralda vdes e varur dhe frika ime më e madhe është që një ditë, teknikët e skenës nuk do jenë të vëmendshëm dhe do më varin prej vërteti. Por, kur jeton në skenë edhe të vdesësh po prapë aty nuk më duket aq tragjike!

Për fat të keq, ekzaktësisht kjo i ka ndodhur një aktori italian. Renato Di Paolo luante rolin e Judës në shfaqjen “Via Crucis” dhe natën para tragjedisë e kishte realizuar me sukses varjen e personazhit. 22 prillin e vitit 2000, diçka shkoi keq dhe Di Paolo vdiq në skenë, pa e vënë re askush.