Ecuria javore e kursit të këmbimit valutor – Periudha 16-21 Shtator 2019

Monedha e Eurozonës ka pësuar luhatje të lehta gjatë tërë kësaj jave duke përfunduar në kuotën e 121.44 lekëve në fund të saj, referuar të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.

Të njëjtën ecuri ka regjistruar edhe Dollari Amerikan i cili pas një rritjeje të lehtë në fillim të javës ka zbritur në vlerën e 109.9 lekëve në mbyllje të periudhës së 16-21 shtatorit.

Ndërkaq Paundi Britanik ka shënuar një rritje të konsiderueshme gjatë kësaj jave duke u forcuar në nivelin e 137.64 lekëve ditën e premte.

Franga Zvicerane është dobësuar gjatë javës por në fund ka fituar pikë duke u ngritur sërish në vlerën e 110.91 lekëve. / SCAN