Dy pallate çahen në mes në Tiranë pas lëkundjeve të tërmetit

Si pasojë e tërmetit të fuqishëm një pallat është çarë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Ndërsa po ashtu edhe një tjetër tek “Komuna e Parisit” ka pësuar dëme të mëdha.

Menjëherë pas rënies së tërmetit, Sallat e Komandimit në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë  në qarqe kanë komunikuar me Specialistët e Policisë së Zonave, me Spitalet dhe me përfaqësuesit e njësive administrative.

Policia e Shtetit ka kaluar  e gjitha në gatishmëri.

Me  urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit   e gjithë Policia Rrugore êshtë në terren për të menaxhuar trafikun, të gjithë Specialistët e zonave  dhe Patrullat  e Përgjithshme kanë dalë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë por edhe për të shmangur panikun e krijuar

Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë qytetarëve të telefonojnë në nr 112 për problematikat që mund të kenë nga rëna e tërmetit, duke ju garantuar se do jenë menjëherë pranë tyre.