Dokumentari i Chiara Ferragni-t urrehet nga kritikët, por thyen rekorde nga fansat

Chiara Ferragni Unposted, dokumentari mbi atë pjesë të jetës që Chiara Ferragni nuk poston në Instagram ka thyer rekord në historinë e kinematografisë italiane duke qenë filmi i publikuar në ditë jave me më shumë shikues dhe me më shumë bileta të shitura. Dokumentari me skenar dhe regji të Elisa Amoruso ndjek 32-vjeçaren me 17 e ca milionë ndjekës që përshkruhet nga Forbes si influencuesja e parë e modës dhe studiohet në Harvard University si fenomen. Dokumentari, pasi dha premierën në Festivalin e Filmit në Venecia, shfaqet në kinema prej vetëm tre ditësh. Mbi 160 mijë njerëz e kanë parë dhe janë shitur mbi 1.6 milionë euro bileta.