Dështoi me Shqipërinë, Panucci gati të marrë drejtimin e ekipit grek

Pas eksperiencës negative në krye të kombëtares shqiptare, Christian Panucci, është pranë marrjes së drejtimit të një tjetër skuadre. Mediat italiane shkruajnë se ish-trajneri i kuqezinjve është pranë nënshkrimit me Arisin e Selanikut. Palët duket se kanë rënë dakord për termat ekonomik, por janë në diskutim sa i përket stafit të drejtimit.

 

Panucci mori drejtimin e Kombëtares shqiptare në vitin 2017, pas largimit të bashkëkombësit të tij De Biasi dhe u largua nga stoli kuqezi në mars të këtij viti. Ai e drejtoi Kombëtaren shqiptare në 15 ndeshje, ku mori vetëm 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje.