Deputeti: Vendimi për Tahirin aspak ndëshkues, zhgënjeu opinionin

Deputeti i ”opozitës së re”, Ligoraq Karamelo, komentoi vendimin e gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai tha se vendimi nuk ishte aspak ndëshkues dhe se ky është fillimi i një procesi të gjatë e të vështirë.

”Vendimi për Tahirin inkurajues, por aspak ndëshkues. Ky do te jete fillimi i një procesi te gjate dhe të vështirë, por mbi të gjitha i një procesi që duhet të na inkurajoje, jo të na zhgënjeje. Vendimi ka mospërputhje mes akuzave të ngritura nga Prokuroria, disa prej te cilave të prekshme dhe të dukshme dhe konkluzionit të gjykatës. Vendimi për Tahirin ishte zhgënjyes për opinionin e gjerë. Nuk mund te veprohet në këtë mënyrë, duke përgatitur opinionin për një sërë akuzash dhe nga ana tjetër të mos marrë ndëshkimin që meriton”.