Dëmet e tërmetit, Rama anulon vizitën në OKB

Kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ai do të merrte pjesë në punimet vjetore të kësaj organizate. Kryeministri ndodhej duke udhëtuar tranzit në Gjermani kur në Shqipëri ndodhi goditja e tërmetit.

Raportohet se Rama ka anuluar vizitën në OKB dhe është nisur drejt Tiranës.