City “termet 5 ballësh” në Angli, 5 gola për 18 minuta (VIDEO)

Manchester City është e papërmbajtshme ditën e sotme. Kampionët e Anglisë kanë shënuar 5 gola në vetëm 18 minuta lojë ndaj Watfordit.

 

David Silva zhbllokoi rezultatin pas 52 sekondash lojë ndërkohë që në minutën e 7-të, Aguero dyfishoi nga pika e bardhë.

Mahrez realizoi golin e tretë në minutën e 12-të, ndërkohë që më pas ishin Bernardo Silva dhe Otamendit që shënuan golat e tjerë. 5 gola në 15 minuta me 5 autorë të ndryshme. /Koha Jone/