Busti i Skenderbeut së shpejti edhe në Trieshi – Malësi

Në prag të vendosjes së bustit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Triesh,
dëshmohet fryma e bashkimit dhe atdhedashurisë kastriotiane skenderbegiane
Gjekë Gjonaj
Vendosja së shpejti e trupores së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrotit- Skënderbeut në oborrin e shkollës nëntëvjeçare në Triesh – Malësi, e cila me krenari mban emrin e tij më se gjysëm shekuli është dhurata më e bukur dhe më e çmuar që ka marrë ndonjëherë në historinë e vet të lavdishme kjo trevë e lashtë shqiptare, e cila nuk u gjunjëzua para persioneve të pushteteve (regjimeve) të egra gjakatare të kohës për nënshtrim, tjetërsim, zhdukje e çkombëtarizim.
Dita e zbulimit të kësaj shtatoreje do të jetë një ditë e madhe jo vetëm për popullatën e këtushme , por për të gjithë shqiptarët. Do të jetë një ditë përkujtimi dhe respekti ndaj veprës së ndritur dhe të paharruar të Skënderbeut – simbollit të lavdisë dhe bashkimit të shqiptarëve të kohës së tij për liri e atdhe, duke e bërë shqiptarizmën fe e themel të kombit shqiptar. Atë ditë Trieshi do të bëhet pjesë e shesheve, lagjeve, vendeve e qyteteve më të qytetëruara të botës, që kanë pushtuar statujën e Gjergj Kastrotit- Skënderbeut.
Atë ditë trieshjanët me miqtë e tyre do të vendosin bustin e atij heroi që i bëri ballë fuqisë Osmane për 25 vjet duke e mposhtur atë, heroit që frymëzoi kompozitorë e shkrimtarë, piktorë dhe historianë të mëdhenjë nga e gjithë bota, si Marin Barletin, Fain Nolin, Athanas Gegajn, Naim e Sami Frashërin, Ismail Qemalin e Isa Buletinin, Jeronim De Radën, Zef Seremben, Ismail Kadarenë e shumë të tjerë.
Ardhja në bronz e shtatores së këtij personaliteti të madh të kombit tonë me përmasa evropiane e botërore në Triesh do të jetë një mesazh i qartë i trieshjanëve se dinë dhe duan t’i respektojnë figurat e mëdha kombëtare, të cilat kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar. Në prag të shënimit të kësaj ngjarjeje të madhe që do të ndodhë trieshjanët vështirë se mund të mos ndjejnë admirim dhe krenari të pakufishme për veprën madhore të Gjergj Kastrotit- Skënderbeut, i cili në shekuj e bëri Shqipërinë dhe shqiptarët një vend dhe popull i nderuar në historinë europiane dhe botërore.
Prania e trupores së Skënderbeut në Triesh pa asnjë dyshim do të dëshmojë fyrmën e atdhedahsurisë kastriotiane – skënderbegiane, jo vetëm në këtë trevë dhe në këtë shkollë, por edhe në shtresat e gjëra të kombit, në çdo familje, në çdo shkollë e qelizë shqiptare. Shtatorja e Gjergjit të Madh në këtë cep të Malësisë , do të mbushë dhe do të ushqejë me krenari zemrat dhe mendjet e të gjithë shqiptarëve dhe poujve të tjerë që do ta vizitojnë këtë zonë të bukur kufitare, jo larg Alpeve Shqiptare.
Para bustit të tij do të përkulen të gjithë ata që qëllim patën dhe e kanë lirinë dhe atdheun, mbase tek Heroi ynë, gjetën dhe do të gjejnë frymëzimin e këtyre vlerave të traditës sonë komblëtare dhe gjithënjerëzore.
Cilido që do të kalojë para këtij busti nuk do të ndjejë se ka vdekur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Pasi ta shikojnë fytyrën e Tij (Skënderbeut), në sytë e të cilit shihet qartë zjarri i lirisë dhe i simboleve tona kombëtare, do të kenë ndjesinë se ende është gjallë! Apo siç shprehej artistikisht njëri prej poetëve të njohur shqptar “… Ajo dorë prej hekuri , që tundi gjithë botën , nuk’ lëviz më; ato buzë që kanë folur gjithë ato këshilla të bukura; po ,ajo frymë e lartë, që urdhëronte, punonte, vendoste, nderonte nuk mund të vdesë kurrë…””|
Dhe , kjo frymë e bashkimit duhet të na udhëheqë ne shqiptarëve. Në këtë frymë, e nën simbolet tona kombëtare, duhet të punojmë e të veprojmë sot e nesër kudo që jemi nëse dëshirojmë të ruajmë porosinë e Gjergj Kasdtriotit –Skënderbeut dhe të personaliteteve të tjera të mëdha të kombit tonë. Kjo frymë dhe ky frymëzim janë rrugët ( kahjet) e vetme për ruajtjen e qenies shqiptare. Rrugëdrejtim tjetër për ruajtjen e shqiptarizmës, për të mbajtur gjallë frymën e kombit, gjuhën shqipe, bashkimin midis nesh, identitetin tonë, nuk kemi!
Ngritja e këtij monumenti përkujtimor, i cili do të lë gjurmë të pashlyera në historinë e ardhshme të Trieshit, nuk do të jetësohej kurrë pa ndihmën financiare në shumë prej prej afro 65.000 $ ( gjashtëdhjetë mijë) të disa mërgimtarëve trieshjanë, të tubuar në Fondacionin “ Trieshi” nga Nju-Jorku në Shtete të Bashkuara të Amerikës dhe punës së tyre intensive disa mujore. Gjithësesi nuk duhet harruar, por duhet vlerësuar , edhe kontributin e çmuar që dhanë institucionet vendore dhe qëndrore.
Ulqin, 21 shtator 2019