Brenda dasmës bëri bashkë Meghan Markle, Ivanka Trump dhe Katy Perry (FOTO)

Dasma e Misha Nonoo dhe Michael Hess mblodhi disa emra të rëndësishëm në Romë. Meghan Markle, Princ Harry, Ivanka Trump, Jared Kushner, Orlando Bloom, Katy Perry, Karlie Kloss dhe Jared Kushner, iu drejtuan kryeqytetit italian për të kremtuar martesën e dizajneres që operon në New York. Këtu lind pyetja, kush është Nonoo dhe pse janë këta njerëz në dasmën e saj?

Lindur në Bahrain, një ishull në Gjirin Persik, dhe rritur në Londër, Nonoo filloi të bënte emër në modë në vitin 2013, kur u shpall një nga finalistet e CFDA/Vogue Fashion Fund. Po atë vit, në moshën 28-vjeçare, Nonoo u përfshi në listën e Forbes “30 Under 30”. Shkurtimisht më pas, u kthye në dizajneren e preferuar të yjeve, përfshirë Emma Watson. Në 2015-n, Nonoo bëri bujë prej sfilatave që i shfaqi vetëm në Instagram. Vitin që pasoi, bëri të njëjtën gjë, por në Snapchat.

Rreth kësaj periudhe, Nonoo u bë shoqe me Meghan Markle, asokohe aktor në Suits. Thuhet se Nonoo ishte ajo që prezantoi Meghan me Princ Harry-n, pasi ish bashkëshorti i saj, Alexander Gilkes, ka qenë shokë shkolle i princit. Tani, Meghan dhe Nonoo po punojnë bashkë për një linjë veshjesh për organizatën e bamirësisë Smart Works. Bashkëshorti i saj, Michael Hess, është trashëgimtari i Hess Oil and Chemical Company, të cilën e drejton babai i tij, John. Ai është mik me familjen Kushner, gjë që shpjegon prezencën e Josh dhe Jared Kushner dhe grave të tyre respektive, Karlie Kloss dhe Ivanka Trump. /Anabel/