Basha mesazh për të prekurit, bën thirrje për solidaritet

Kreu i PD-së, Lulzim Basha përmes një postimi në facebook, ka dërguar një mesazh solidariteti për personat e prekur nga tërmetet e ditës së shtunë pasdite.

Basha bëri thirrje për solidaritet me njëri tjetrin për përballimin e kësaj situate tronditëse që fatmirësisht kaloi pa viktima.

“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”, shkruan lideri i demokratëve në rrjetet sociale.