Anija shqiptare “Oriku” tre misione gjatë natës, shpëton 111 emigrantë në detin Egje

Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.

Mësohet se 111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.

Lajmi është bërë i ditur nga vet ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Xhçka pohon se emigrantët, të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke.