Aksion masiv në 24 qytete në Maqedoninë e Veriut, konfiskohen armë dhe drogë

Gjatë ditës së djeshme, por edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar një aksion të koordinuar me Ministrinë e Brendshme, ku janë sekuestruar armë dhe drogë.

Sipas mediave vendase, aksioni policor është shtrirë në 24 qytete, ndërsa janë kontrolluar 54 lokacione të ndryshme.

Gjatë aksionit janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i armëve jolegale, si dhe 22 kilogramë marijuanë, por dhe drogave të tjera, si heroinë, kokainë dhe të tjera.