”11 muajshe kur ai u nda nga jeta”, rrëfimi i Luana Vjollcës

Praktikisht ajo është rritur para kamerave dhe syve të publikut. Luana Vjollca duket se e di shumë mirë rëndësinë e privatësisë, ndaj për jetën e saj private tashmë dihet fare pak. Në një intervistë për revistën “Global Woman”, moderatorja dhe autorja e ”Shiko kush luan”, nuk ka ngurruar të flasë për familjen e saj dhe një temë tepër delikate, siç është ndarja nga jeta e babait të saj.

Luana ka rrëfyer se ishte ende një foshnje kur ai ka ndërruar jetë dhe për gjithçka i detyrohet nënës së saj Marias, të cilën si në shumë intervista të tjera, e quan heroinë.

”Unë isha një foshnje 11-muajshe kur im atë u nda nga jeta. Jam rritur me gjithë të mirat, pa më munguar asgjë, pafundsisht e lumtur dhe me këmbë në tokë. Gjithçka falë nënës sime heroinë që diti si ta përballojë situatën dhe pati forcën për të mos u dorëzuar. Kur mendoj për jetën e nënës sime dhe vështirësitë që ka kaluar për të na rritur neve e vetme, 4 vajza, them se gjithçka që ne bëjmë sot është shumë e vogël krahasuar me punën që ajo ka bërë”.