VIDEO/ Sherri ordiner, ja si u vra i riu Altin Balliu në Korçë në janar

Altin Balliu u vra më 17 janar 2019 në Korçë, pas një debati që grupi i tij pati me shtetasin Olger Mustafa, ose siç njihet ndryshe në qytet si ‘Geri Muçi’.

Siç shikohet edhe nga pamjet, sherri ka filluar pas një debati banal.

Grupi i të rinjve, ku bënte pjesë dhe viktima Altin Balliu, që në filmime dallohet i veshur me xhupin e kuq, ndodhej në rrugë në dukje me një sjellje krejt normale.

Pasi përshendeten me njëri tjetrin, Altin Balliu dhe katër shokët e tij hipin në një makinë Benz.

Në momentin që makina e tyre ka ecur mbrapshht, për të dalë në rrugën kryesore, në këtë moment afrohet një automjet tip “Golf 5” që drejtohej nga Olger Mustafa.

I cili në fakt duhet të ishte në arrest shtëpie, pasi një vendim i datës 30 nëntor 2017, i marrë nga gjykata e Korçës, e urdhëronte të qëndronte në banesë dhe të merrte kontakte me shërbimin e provës.

Nga pamja filmike dallohet Benzi ku ndodhet viktima që vazhdon të eci pas, ndërsa makina e cila ndodhej përballë dhe që drejtues i saj është Olger Mustafa, vazhdon të eci para dhe shoferi hap derën, nga ku zbret Olger Mustafa edhe i drejtohet derës së pasagjerit para të Benzit, ku është ulur Rigers Sinani, shoku i vitimës Altin Balliu.  Pasi afrohet tek dera e Rigersit, ku ky i fundit dallohet të hapi derën, ku në këto momente Olgeri, dallohet t’ia mbylli derën me forcë duke përdorur të dyja duart dhe më pas qëllon me grushta shokun e viktimës.

Më pas nga makina Benz fillojnë dalin të gjithë personat që ndodheshin në të edhe Olgeri, fillon të iki me vrap në drejtim të makinës së tij. Viktima Altin Balliu, dallohet të dali nga makina tip “Benz” në momentet që Olgeri ka qënë duke hypur në makinën e tij dhe asnjë moment nuk ka komunikuar apo të jetë konfliktuar me Olgerin. Pasi Olgeri hipën në makinë fillon të eci me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar, ku dallohet të godasi Benzin dhe më pas të përplasi një nga shokët e Altin Balliut, të cilin e ngre në ajër, mbi kofanon e makinës dhe largohet në një rrugë tjetër.

Viktima Altin Balliu në këto momente dallohet të jetë në pjesën e pasme të makinës edhe nuk ka kontakte me vrasësin Olger Mustafa. Si pasojë e goditjes së makinës dhe tentativës për ta shtypur një nga shokët e viktimës, të rinjtë kanë telefonuar policinë e Korçës lidhur me ngjarjen dhe kanë pritur derisa të vijnë uniformat blu.

Por teksa qëndron në pritje të policisë, viktima Altin Balliu dhe shoku i tij Rigersi, janë sulmuar befasisht me një levë hekuri nga Olger Mustafa, duke i shtrirë në tokë dhe çarë kokën.

Olgeri sërisht largohet nga rrezja e filmimit të kameras, ndërkohë grupi i të rinjve së bashku me Altinin largohen edhe ata nga rrezja e filmimit duke hyrë në brendësi të pallateve të lagjes ku ndodheshin. Por nuk ka kaluar shumë minuta dhe Olger Mustafa, shfaqet sërisht në rrezen e filmimit, ku këtë herë vrapon dhe në dorë mban një armë zjari pistoletë dhe fillon e qëllon me armën drejt grupit të të rinjve, ku ishte dhe Altin Balliu.

Autori qëllon në drejtim të një ose më shumë personave, pa pasur një objektiv në kokë se cilin duhet të vriste në atë moment. Djemtë janë shpërndarë në mënyrë të çorientur dhe se e gjithë skena nuk është filmuar më pas nga kamera pasi kanë dalë jashtë rrezes së filmimit.

Rezulton se Balliu ka vrapuar duke u rrotulluar rreth një pallati dhe shfaqet sërisht në rrezen e filmimit, ku duket qartë se ndiqet nga Olgert Mustafa, i cili i afrohet dhe e qëllon Balliun me tre plumba dy në kokë dhe një në gjoks.

Në momentin e vrasjes së Altin Balliu nga Olger Mustafa, nuk ka pasur njeri, veç qytetarit Saimir Spaho, i cili ka shkuar tek viktima dhe ka filluar të bërtasë “… e vrau, e vrau djalin…”.

Olger Mustafa kishte vetëm disa kohë që ishte liruar nga gjykata e Korçës, pasi në shkallën e parë, Mustafa ishte dënuar në nëntor 2010 me 12 vite burgim për “Vrasjen me paramendim” të mbetur në tentative në dëm të qytetarit Marko Hysolli. Pas daljes nga qelia, sërish Mustafa përfshihet në një konflikt të dytë, ku për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri të riun nga Pogradeci, Altin Balliu. /Report Tv