Trajnimi i mjekëve shqiptarë në Itali, Manastirliu: Cilësi shërbimi për pacientët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dakordësuar marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e mjekëve dhe specializantëve shqiptarë në spitalet më të mira italiane. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga ekipi i mjekëve kardiologë e kirurgë vaskularë të QSUT kanë marrë pjesë në konferencën shkencore të Inovacionit të Terapeutikës Kardiovaskulare që po zhvillon punimet në Bari të Italisë, organizuar nga profesor Alesando Bortone, një emër i njohur i hemodinamikës dhe kardiologjisë, jo vetëm në rajonin e Pulias por edhe në Evropë.

”Vendosëm një bashkëpunim konkret me rajonin e Puglias në fushën e shëndetësisë për zhvillimin e Telemjekësisë në aspektin terapeutik, që do të ndihmojë mjekët për shkëmbimin e eksperiencave dhe pacientët tanë për të marrë shërbime më cilësore”.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit me rajonin e Puglias është trajnimi afatmesëm i mjekëve. ”Kemi dakordësuar zhvillimin e edukimit në vazhdim për mjekët dhe speciaizantët, të cilët do të kryejnë trajnime 6 mujore në spitalet më me emër në Itali, ku do të marrin eksperiencë të vyer që më pas do ta vënë në praktikë në spitalet tona, duke garantuar një cilësi më të mirë shërbimi për pacientët”. Kardiologjia dhe kardiokirurgjia invazive është fusha e parë ku nis ky bashkëpunim bilateral, që do të shtrihet edhe në fusha të tjera të mjekësisë.

Nga ana tjetër, përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me këtë marrëveshje, Manastirliu shkruan se: ”Vendosëm një bashkëpunim konkret me rajonin e Puglias në fushën e shëndetësisë për zhvillimin e Telemjekësisë në aspektin terapeutik, që do të ndihmojë mjekët për shkëmbimin e eksperiencave dhe pacientët tanë për të marrë shërbime më cilësore. Kemi dakordësuar zhvillimin e edukimit në vazhdim për mjekët dhe specializantët, të cilët do të kryejnë trajnime 6 mujore në spitalet më me emër në Itali, ku do të marrin eksperiencë të vyer që më pas do ta vënë në praktikë në spitalet tona, duke garantuar një cilësi më të mirë shërbimi për pacientët”.