Spanja i jep nënshtetësinë talentit Ansu Fati

Ansu Fati mund të luajë me kombëtaren spanjolle të futbollit. Sulmuesi 16-vjeçar i Barcelonës nga Guinea Bissau mori nënshtetësinë spanjolle nga Këshilli i Ministrave dhe mund të luajë me U-17 në Botërorin që do të nisë muajin e ardhshëm në Brazil.

 

Adoleshenti refuzoi Guinea Bissaun dhe Portugalinë. Por, ky lajm i mirë për Spanjën do të thotë se Barcelona do ta humbasë për një muaj Ansu Fatin dhe nuk do ta ketë as për klasiken kundër Realit.

Fati është zbulimi më i madh këtë sezon, pasi me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme ka bërë që Barcelona të mos vuajë mungesën e Messit.