Sot spektakli i vitit! Ja cilat janë fjalët e Capital T para se të “djegë” Tiranën

“Time capsule”, koncerti i shumëpritur i reperit Capital T do të ndezë sheshin “Nënë Tereza”.

Mbrëmjen e sotme, në orën 19:19 do të nisë spektakli i madh. Pak para kësaj, reperi ka ndarë disa fotografi nga fëmijëria në Instagram.

“Sot është DITA ime #TIMECAPSULE kam qenë kati për këtë gjithë jetën time. Krejt ju që ishit pjesë e projektit ju faleënderoj nga thellësia e zemrës. Shihemi Sonte”, shkruajti reperi.

Artistët e tjerë që do performojnë sonte janë kryesisht ata që kanë bashkëpunuar ndër vite me Capital T.