Soreca nxjerrë një tjetër kusht të BE: Garantoni regjistrimin e saktë etnik në Shqipëri!

Në Tiranë u zhvillua sot konferenca “Censusi i popullsisë dhe banesave 2020 në Shqipëri”, e cila kish temë kryesore përgatitjet për nisjen e procesit të regjistrimit në muajin tetor të këtij viti. Projekti i regjistrimit të popullsisë dhe banesave financohet nga BE në një shifër prej 14.5 milionë eurosh.

Çështja e censusit është thjeshtuar nga administrata si një proces që lidhet me banesat dhe numrin e qytetarëve që jetojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Por në takimin e sotëm, Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zbuluar një kusht të BE-së që lidhet me integrimi dhe me negociatat.

Në fjalën e tij, Soreca përmendi si një pikë të KE-së për censusin regjistrimin etnik të qytetarëve. Në forma të ndryshme, i njëjti shqetësim është ngritur edhe nga minoritetet e tjera gjatë censusit të fundit. Soreca tha se “regjistrimi i vitit 2011 nuk arriti të sigurojë të drejtën e qytetarëve shqiptarë për të deklaruar lirshëm origjinën e tyre etnike”.

Soreca deklaroi se regjistrimi etnik është një e kërkesë dhe rekomandim i Këshillit të Europës, i cili duhet të merret parasysh nga institucionet shqiptare.

Unë do të doja të kujtoja rekomandimin e Këshillit të Evropës që deklarata e etnisë duhet të jetë e lirë dhe të bazohet në parimin e vet-identifikimit. Duhet të jetë e qartë në ligj se nuk mund të zbatohen sanksione për shprehjen vullnetare të origjinës etnike të një personi. Regjistrimi është i lidhur ngushtë me miratimin e akteve nënligjore mbi të drejtën e vetë-identifikimit të lirë, të cilin Këshilli i Bashkimit Evropian i ka kërkuar në dy konkluzionet e tij të fundit për Shqipërinë”,- deklaroi gjatë fjalës së tij, diplomati i BE në Tiranë Luigi Soreca.

Censusi i vitit 2011 grumbulloi të dhëna për 6 minoritete; grekë, maqedonas, malazez, arumunë, romë, egjiptian. Një ligj i qeverisë “Rama” në vitin 2017 u njohu të drejtën e pakicave kombëtarëve edhe serbëve dhe bullgarëve, duke e çuar në 9 numrin e tyre.

“Pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare”,- thuhet në ligjin e qeverisë “Rama”, i cili lë hapësirë edhe për regjistrimin e minoriteteve të tjera nëse mbledhin firmat e duhura.

Të dhënat për minoritetet, sipas censusit të vitit 2011