Shqipëria dërgon ”Delegacionin” në Oscar

Në Oscar, Shqipëria do të paraqitet me filmin ”Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit edhe me skenar të të ndjerit Artan Minarolli, në kategorinë për ”Filmin Artistik Ndërkombëtar më të mirë” në AMPAS. Ngjarjet në film zhvillohen në tetor të vitit 1990.

Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa në Tiranë vjen një delegacion evropian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Kusht ky që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bind delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë. ”Delegacioni” është përzgjedhur për të qenë pjesë e mbi 16 festivaleve ndërkombëtare, në të cilat në 11 prej tyre është vlerësuar me çmime.

Kosova ka përzgjedhur filmin ”Zana” me regji të Antoneta Kastratit. Filmi ”Zana” ka në qendër dramën tronditëse të një gruaje të re nga Kosova, e cila përpiqet të bëhet nënë, derisa ballafaqohet me tmerret e së shkuarës së saj të errët gjatë luftës.