Real Madridit i kushton 80 milionë euro shkarkimi i Zidane

Humbja e rëndë 3-0 ndaj PSG, ka rindezur edhe njëherë zërat për të ardhmen e Zinedine Zidane. Strategu francez nuk është më i paprekshëm në Madrid, teksa projekti i tij duket se po dështon në këtë sezon. Fakti që në duelin ndaj parizienëve, pas një dekade nuk u bë asnjë goditje në portën e kundërshtarëve, e bën edhe më të domosdoshme ndërhyrjen në këtë pikë të sezon. S’ka as sulm, as mesfushë, asgjë nuk funksionon.

 

Fiorentina Perez po shqyrton alternativat, teksa numri një për ta zëvendësuar është Jose Mourinho. Problemi më i madh mbetet kosto e largimit të Zidane. Një shkarkim i francezit do t’i kushtonte klubit plotë 80 milionë euro.

Zizu përfiton 13 milionë euro në sezon, dhe duke marrë në konsideratë faktin që ka edhe tr esezone, shifra mund të arrijë në 39 milionë euro. Kjo e çon pagesën bruton duke përfshirë dhe taksat në 80 milionë euro.

Mënyra e vetme do të ishte gjetja e një marrëveshja për t’u larguar me konsensus. Nuk llogaritet këtu as kosto që do të sjellë trajneri i ri i cili mund të jetë një mes Mourinhos dhe Allegrit. /R.Lika-Koha Jone/

Image