Rama, asnjë reagim për dënimin e Tahirit, njofton hapjen e sezonit të ri artistik

Kryeministri Edi Rama ende s’ka thënë asnjë fjalë për dënimin e ish-Ministrit më jetëgjatë në qeverinë e tij dhe më të mbështetur nga vetë ai. Në vend të këtij reagimi, Rama e ka nisur ditën me “hare”, duke postuar në rrjetet sociale një video, me të cilën njofton dhe fton ndjekësit e tij të mos e humbin  hapjen e madhe të sezonit të ri artistik, që për herë të parë në historinë e TKOB do të mbahet i hapur në Sheshin Skënderbej.

Në vijim postimi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES 😃

dhe me ftesën për të mos humbur hapjen e madhe të sezonit të ri artistik, që për herë të parë në historinë e TKOB do të mbahet i hapur në Sheshin Skënderbej, ju uroj një ditë të mbarë 😊🎼🎻🎹🎼