“Peshku i madh shijon lirinë. Shqiptarët po e lënë Shqipërinë…”

Dilaver Nela, i njohur gjerësisht si “njeriu i tepsisë” ka protestuar edhe sot i vetëm dhe krejt paqësisht. Në duar, protestuesi mban një pankartë, në të cilën shkruhet: “Peshku i madh shijon lirinë. Shqiptarët po e lënë Shqipërinë…”, shoqëruar nga një ilustrim, i cili përfaqëson tre forcat politike, PS, PD dhe LSI. Nela u bë i njohur gjatë protestave të opozitës, me stilin e veçantë të të protestuarit ku kritikon të gjitha palët politike dhe sistemin.