Nuk po gjen hapësira te Liverpooli, Shaqiri ka një mesazh për Klopp

Xherdan Shaqiri ka një mesazh për Jurgen Kloppin. Ylli i Liverpoolit ka treguar se është duke ndjerë keq për mungesën e minutazhit nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp këtë edicion.

27-vjeçari është paraqitur vetëm si rezervë këtë edicion, duke luajtur nga pjesa e dytë në ndeshjet ndaj Manchester Cityt, Burnleyt dhe Newcastles.

Shaqiri refuzon ta kritikojë Kloppin për minutazhin e ultë, ai thotë se është ndjerë i frustruar në javët e fundit.

“Nuk është e lehtë për mua. Unë jam i frustruar paksa”, tha ish-futbollisti i Bayern Munich për “Teleclub’.

“Më duhet ta përballoj këtë dhe ta pranoj, unë isha gjithnjë në skuadër”, vlerësoi Shaqiri.

“Nuk mund t’i kërkoj trajnerit të luaj në çdo ndeshje”, potencoi mesfushori gjilanas.

Shaqiri insiston se ai është i lumtur në Liverpool. “Ndihem shumë rehat këtu. Ne kemi një trajner të mrekullueshëm dhe ndihemi sikur në familje”, shtoi Shaqiri.