Nënë për herë të parë, Kim Kardashian kërkoi dy orë kohë për tu depiluar dhe lyer thonjtë

Asgjë nuk është e pabesueshme kur vjen puna tek Kim Kardashian. Para se të bëhej nënë për herë të parë, ajo i kërkoi mikut të saj Jonathan që ta dërgonte për të bërë depilimin e bikinit.

Kjo ndodhi rreth dy orë para se të shkonte në maternitet. Por, Kim kishte harruar të ndryshonte dicka. Në intervistën për On Foodgod: OMFG, blogerja zbuloi se i kërkoi mjekut kohë që të lyente thonjtë rozë para se të lindte vajzën North.

 “Kur shkova në shtëpi më thanë ‘Duhet të lindësh sot’. Thonjtë e mi ishin në ngjyrë të zezë, sepse ishte koha kur unë isha akoma në fazën Linkin Park After Dark. Dhe unë u thashë, ‘Oh, jo jo, unë do të lind një vajzë. Më duhet një ngjyrë rozë e lehtë për lindjen. Kështu i thashë doktorit, ‘A je i sigurt që duhet të lindë tani? A mund të më japësh dy orë kohë? Dhe ai tha, ‘Në rregull, takohemi për dy orë”, tregoi Kim.

Pavarësisht kësaj, North sot është një vajzë e shëndetshme. Kim është bërë nënë e katër fëmijëve. Dëshira e saj është të ketë më shumë, por kërkojnë përkushtim të madh dhe Kim nuk e ka kohën në avantazh për të rritur fëmijë të tjerë.