Mediat italiane zbulojnë 3 motivet se përse Hysaj qëndroi te Napoli

U duke me një këmbë larg nga Napolit, por në fund ai vendosi të qëndronte. Po flasim për Elseid Hysaj, i cili ishte një nga futbollistët më të përfolur në merkaton e verës. Ancelotti tashmë do të ketë një organikë me 5 mbrojtës krahu, tre në të djathtin dhe dy në të majtin. Mbrojtësi i kombëtares sonë, është zgjedhja e tretë pas Di Lorenzo e Malcuit. Ish-lojtari i Napolit mund të luajë shumë ndeshje gjatë kij sezoni, duke parë dhe kalendarin e ngjeshur të të kaltërve.

 

Ky është edhe një nga motivet se përse Elseid Hysaj vendosi që të qëndronte, duke u influencuar edhe nga hapësira që Ancelotti pritet t’i japë. Fillimisht, në krahun e majtë mund të jetë një alternativë e mirë duke parë formën e dobët të Faouzi Ghoulam. Algjeriani vjen nga një sezon shumë i komplikuar, teksa edhe pse ka bërë të gjithë fazën përgatitore në verë, ende nuk po gjen ritmin me futbollistët e tjerë. Hysaj mund të luajë edhe në krahun e majtë, duke u kthyer në një alternativë të Mario Rui, por mbi të gjitha të Ghoulam.

Arsyeja e dytë që e përmendëm pak më lart, lidhet me sezonin e gjatë të Napolit, dhe impenjimet si në Itali ashtu edhe në Europë. Një futbollist ekspert si ai mund të ketë minuta edhe në sfida të rëndësishme. Në fund lidhet edhe me filozofinë e Carlo Ancelotti. Trajnerit emilian nuk është një nga ata që i pëlqejnë futbollistët e pakënaqur, por ata që mund t’i ofrojnë zgjidhje taktike të ndryshme. Me Malcuit dhe Di Lorenzon, Hysaj është i gatshëm që të konkurrojë me të gjatë sezonit për të fituar hapësira në formacion. /Rozalb Lika-Koha Jone/