Largimi i të rinjve, Gjika: Së shpejti nuk do të ketë më profesionistë

Pedagogia Julinda Gjika e ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora tha se emigrimi i të rinjve sot nga ata të disa viteve më parë është se sot po kërkojnë të ikin të shkolluarit.

Sipas Gjikës pas disa vitesh ekonomia do të haset me mospasjen e profesionistëve në pozicione të ndryshme të punës.

Julinda Gjika: Ajo që do të bënte diferencën nga emigrimi në vitet e shkuara nga emigrimi në ditët e sotme është pikërisht dëshira e të rinjve të shkolluar për të emigruar jashtë. Nëse deri dikur nga Shqipëria largoheshin të pashkollët, e thënë literalisht, sot kërkojnë të ikin të shkolluarit. Dhe ky do të jetë efekt i ndjeshëm së shpejti në ekonomi sepse nuk do të ketë më profesionistë në profesionet e caktuara. Nuk do të ketë më ekonomistë, inxhinierë, juristë të mirë dhe kjo do të bëjë që vendet e punës të jenë bosh. Dhe ajo që ishte shpresa tek të rinjtë, së shpejti nuk do të ketë më të rinj të zëvendësojnë profesionistët. Besoj se do të ketë një “Shut down” të administratës.