Kënga e re me Offset, Era këndon dhe në shqip (VIDEO)

Siç mund ta keni lexuar, pritej që Era Istrefi të bashkëpunonte me grupin Yellow Claw, dyshen e DJ-ve të njohur nga Amsterdami dhe Offset, 1/3 e grupit Migos dhe/ose bashkëshorti i Cardi B. Kënga “Let’s Get Married” (Le të martohemi) u publikua pak orë më parë dhe ka videoklipin më të lezetshëm të momentit.

Kënga përqëndrohet te historia e dashurisë së dy fansave të Yellow Claw, Kristoffer dhe Biana. Kristoffer i propozoi të dashurës në një nga koncertet e Yellow Claw, përpara mijërave të pranishmëve. Që prej asaj kohe, DJ-t Jim Aasgier dhe Nizzle u bënë të preferuarit e Biana-s, e cila në fillim ishte xheloze për vëmendjen që Kristoffer u kushtonte.

Videoklipi përmban momente të historisë së dashurisë, që nga propozimi deri te dasma. Me pak fjalë, idhujt e tyre u dedikuan një këngë dhe e marrim me mend lumturinë e çiftit. Në një pjesë të këngës Era këndon shqip.

”Se si ti, s’o asnjo/ Një si ti nuk e gjej mo”. Një frazë e tillë është vlerësuar nga shumë ndjekës shqiptarë, të cilët më parë kanë vënë në dukje faktin që Era “është larguar paksa nga stili i saj”. Kujtojmë që ajo ishte e para shqiptare që u bë e famshme me një këngë shqip, nga producentë shqiptarë, prandaj prej kohësh fansat këmbëngulin që këngëtarja të këndojë shqip.