Jennifer Lopez tërheq vëmendjen me një kapele që i mbulon gjithë fytyrën

Jennifer Lopez është shfaqur me një kapele që i mbulonte fytyrën teksa mori pjesë në Javën e Modës në Milano.

Artistja ka qenë shumë e zënë në promovimin e filmit të fundit “Hustlers”, e cila portretizon një striptizere që shndërrohet në një person që merret me krimin e organizuar.

Jennifer Lopez ka shfrytëzuar pushimin e shkurtër nga orari i saj i ngarkuar për të treguar stilin e saj të modës.

Krijuesja e hitit “Jenny From the Block” 50 vjec, ka tërhequr vëmendjen teksa është parë në qytetin italian me një kapelë që i mbulonte pothuajse gjithë fytyrën.