Haland nuk ndalet, i befason të gjithë në Champions me vlerësimin që merr

Champions League në mesjavë dhuroi shumë emocione në duelet e para të ndeshjeve në grupe. Një nga surprizat më të bukura ishte padyshim 19-vjeçari Erling Haaland.

Futbollisti i Salzburgut shënoi 3 gola në ndeshjen e fituar 6-2 kundër Genkut. Sulmuesi i ri ishte i papërmbajtshëm dhe tifozët e vlerësuan për rrjetat e tij.

Ai la pas vetes emra si Angel Di Maria me golat kundër Real Madridit, pritjet fantastike të Ter Stegen-it dhe triletën e Orsicit në fitoren e Dinamos së Zagrebit ndaj Atalantës.