Eugent Bushpepa nuk njihet, ndryshon tërësisht look (FOTO)

Eugent Bushpepa poston rrallë, shumë rrallë në rrjete sociale dhe vetëm kur papritur i surprizon të gjithë me një model tjetër flokësh. Këtë herë, këngëtari u shfaq në studion e “Ftesë në Pesë” së bashku me Zana Çelën dhe Kamela Islamajn, për të diskutuar mbi “Opera Opening Countdown” dhe “Grand Gala Eurofolk”, dy koncertet që do të mbahen në Tiranë më 20 dhe 21 shtator. Siç mund ta shihni, Eugenti duket ndryshe me modelin e ri të flokëve me baluke të hedhura në njërën anë. Syzet i japin gjithashtu një tjetër pamje.