Difekti la Tiranën pa ujë, Gjebrea: Në mbrëmje nis furnizimi

Një defekt në Bovillë la pa ujë mijëra banorë të Tiranës. Në ujëmbledhësin më të madh që bashkë me Selitën furnizon kryeqytetin me ujë po bëhen punime. Zv drejtoresha e Përgjithshme të UKT, Evis Gjebrea, nga vendngjarja, tha se punimet kanë përfunduar, defektet janë riparuar, por kërkon kohë që ky ujë të trajtohet dhe të kalojë në rrjetin e shpërndarjes. “Furnizimin do ta fillojmë në orët e para të mbrëmjes por derisa ky ujë të kalojë në rrjetin tonë të shpërndarjes kërkon kohën e vet”, tha Gjebrea.