Bogdani: E dija që Kumbulla do afirmohej shpejtë, Juve s’e ka të thjeshtë me Veronën

Erjon Bogdani, ish-sulmuesi i kombëtares sonë në karrierën e tij ka veshur edhe fanellën e Hellas Veronës vetëm për një sezon. Ai së fundmi ka dhënë një  “Juventusnews” në prag të këtij dueli, ku pritet të zbresë në fushë edhe mbrojtësi i kombëtares sonë, Marash Kumbulla, për të cilin nuk i mungojnë komplimentet.

 

“Pres një ndeshje të bukur. Juventus sigurisht është favorite, por Verona është një ekip i vështirë për t’u mundur dhe këtë gjë e tregoi edhe në duelin ndaj Milanit që e luajti për pjesën më të madhe me 10 lojtarë. Bardhezinjtë duan të harrojnë sa më parë ndeshjen e Firences. Te Verona luan Kumbulla, që është një mbrojtës i ditëlindjes 2000 dhe e kam stërvitur te 19-vjeçarët dhe e dija që do të afirmohej shpejtë. Në ndeshjet e para ka bërë shumë mirë dhe shpresoj të vijojë në këto nivele.

Sfidat me Juventusit? Më kujtohet një ndeshje kur isha te Cesena nën drejtimin e Manuzzit, arritëm që të barazonim 2-2, më pas në Torino, arritëm të kalonim në avantazh, por na e përmbysën në të dytën. Është gjithmonë bukur të sfidosh Juventusin, sepse përballesh me kampionat që të japin më shumë stimuj. Duhet të luftosh për të marrë ndonjë pikë në një betejë siç e bëjnë gjithmonë bardhezinjtë.

E ardhmja? Shpresoj të gjej ndonjë stol të ndonjë klubi serioz. Nuk kam ndonjë preferencë për kategorinë, gjëja më e rëndësishme është projekti”, deklaroi Bogdani. /R.Lika-Koha Jone/