Barcelona është e detyruar të shesë, duhen edhe 172 milionë euro

Pas shpenzimeve të mëdha në verën e kaluar, që parashikon të ardhura që do ta arrijnë në mbi 1 miliard euro, duhet të bëhen edhe shitje të futbollistëve për të arkëtuar 172 milionë euro.

 

“Goal.com” raporton se një pjesë e kësaj shumë është mbuluar nga shitja e Malcolm, Coutinho dhe Cucurella, por për të gjetur edhe 100 milionë euro duhet të largohen të tjerë futbollistë nga Katalonja.

Skuadra e mëdha europiane po monitorojnë me kujdes situatën te skuadra blaugrana për të tentuar ndonjë prej yjeve, teksa Rakitic qëndron në krye të listës, edhe për shkak se nuk po e bind shumë trajnerin Valverde në sezonin e fundit. /Koha Jone/