Avaria e rëndë në tubacion, Veliaj: Falenderoj kolegët e UKT që rikthyen në kohë rekord furnizimin

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka falenderuar të gjithë specialistët e UKT që brenda një kohe rekord kanë punuar pa u ndalur 24 orë e në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në kohë rekord tubacionin e dëmtuar dhe rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm. Ai thekson se ata nuk u morën me spekulantët gjithologë, por punuan pareshtur për të risjellë ujin sonte!

“Mirënjohje e posaçme për 3 saldatoret heronj Saimir Fusha, Arben Xhameta & Ajet Guraj që punuan 24 h në kushte ekstreme mes baltës e ujit për të rilidhur në kohë rekord tubin e dëmtuar.  Falë jush Tiranës ju rikthye uji. Kush ka sy e logjikë, sheh çka ngjarë e ju falënderon”, thotë Veliaj.

Në mesazhin e tij postuar në tëitter, kryebashkiaku Veliaj thekson se avaria e rëndë dje në Zall-Herr e linjës së transmetimit 10 km gjatësi e 10 m nëntokë as parashikohej, as parandalohej.

“Avaria e rënde dje në Zall-Herr e linjës së transmetimit 10 km gjatësi e 10 m nëntokë as parashikohej, as parandalohej. Thjesht zgjidhet në momentin që evidentohet! Falenderoj  gjithë kolegët e Ujësjellësit të Tiranës që nuk u morën me spekulantët gjithologë, por risollën ujin sonte”, theksoi Veliaj.