As Ronaldo dhe as De Ligt, njihuni me “fatsjellësin” e Juventusit

Duket paradoksale, por Sami Khedira është ‘fatsjellësi” i Juventusit. Edhe pse ishte një ndër të parët në listën e mundshme të largimeve gjatë verës, mesfushori me shumë eksperiencë ndërkombëtare ka arritur që ta bindur trajnerin Sarri për të hedhur gjithmonë  në fushë. Ihs-trajneri i Napolit është befasuar nga rendimenti i mesfushorit gjerman.

Po le të flasim pak me fakte …

Më 31 gusht, luhej Juventus-Napoli. Khedira del nga fusha pas një orë lojë, pr vendasit ishin në avantazh të dy golave. “Zonja e Vjetër” shënon të tregin, por më pas do të pësonte 3 të tjerë.

E mërkurë, 18 shtator, luhej Atletico-Juventus në Champions League. Khedira zëvendësohet në minutën e 69-të, kur bardhezinjtë po fitonin 2-0. Në 15 minutat e fundit, skuadra torineze do të pësonte dy gola.

Përfundimi- Me Khedirën në fushë, Juventusi këtë sezon nuk ka pasuar ansjë gol. Rastësi fati apo meritë e mesfushorit gjerman, një gjë duket e sigurt: Me të në fushë balancat në mbrojtje janë më të mëdha. /R.Lika-Koha Jone/