Ambasadori BE: Të lexoj vendimin e Tahirit që të them mendimin tim!

Ambasadori i BE në Tiranë ka reaguar pas insistimit të gazetarëve.

Në mbyllje të një aktiviteti në lidhje me censusin në Shqipëri dhe ndihëmn që do të japë Evropa, ambasadori i BE-së Luigi Soreca është “rrethuar” nga gazetarët në lidhje me një koment të tij për shpalljen fajtor të Saimir Tahirit nga gjykata për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Soreca është përgjigjur shkurtimisht, duke i kujtuar reporterëve se ai ka qenë një ish- prokuror dhe si i tillë do ta japë një vlerësim kur të lexojë vendimin e plotë të gjykatës për rastin, pasi ende nuk ishte njohur me të.

 “Si një ish-prokuror do shikoj dosjen dhe vendimin e Gjykatës e më pas do e komentoj, por më duhet kohë. Nuk mund të komentoj vendimin pa e lexuar atë të plotë”, ishte kjo përgjigja e Sorecës